
Shumica e votave janë numëruar nëpër komunat e Kosovës.
Kështu, në Prishtinë, Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje prin me 42. 26 për qind kundrejt Përparim Ramës të Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili ka grumbulluar 29.34 për qind.
Dallimin mes tyre aty rreth 11 mijë vota.

Rezultait zgjedhor në Prishtinë
Garë shumë interesante do të jetë edhe në Prizren, ku deri tash janë numëruar 96.95 për qind të votave.
Kryetari aktual, Mytaher Haskuka i LVV-së mori 39.72 për qind të votave.
Ndërsa, kundër-kandidati i tij, Shaqir Totaj nga PDK ka arritur t’i fitojë 31.41 për qind.
Dallimi mes tyre është më pak se pesë mijë vota.
Në Gjakovë, ashtu siç ka qenë e pritur “beteja” zhvillohet ndërmjet Ardian Gjinit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Mimoza Kusari Lila prej VV-së.
Kryetari aktual, fitoi 45.96 për qind, ndërkaq Kusari-Lila ka 37.13 për qind.
Dallimi mes tyre është më i vogël se katër mijë vota.

Rezultati zgjedhor në Gjakovë.
Një garë e jashtëzakonshme është Gjilani, ku ka ndryshim të rezultatit herë pas here.
I sigurt është balotazhi mes Alban Hysenit (VV) dhe Lutfi Hazirit (LDK).
Hyseni ka 44.41 për qind kur janë numëruar 95.36 për qind e votave.
Ndërkaq, Lutfi Haziri 43.97 për qind.
Dallimi mes tyre është 176 vota.

Rezultait zgjedhor në Gjilan
Tri komuna të mëdha përfunduan pa balotazh, Mitrovica, Ferizaj dhe Peja.
Në Mitrovicë, kur janë numëruar 97.89 për qind e votave, Bedri Hamza ka fituar pa balotazh me 53.98 për qind apo 15 mijë e 769 vota.
Pas e lë kryetarin aktual, Agim Bahtiri me 34.28 për qind.

Rezultati zgjedhor në Mitrovicë.
Po ashtu, PDK fitoi edhe në Ferizaj.
Agim Aliu mori 62.57 për qind apo mbi 30 mijë vota.
Bindshëm para kandidatit të VV-së, Valon Ramadanit i cili grumbulloi 18 mijë vota më pak, në përqindje 25.90 për qind.
Një fitore tjetër bindëse ka qenë në Pejë, të cilën e fitoi Lidhja Demokratike e Kosovës.
Gazmend Muhaxheri mori 60.58 për qind të votave.
Kundër-kandidati i tij nga VV, Gazmend Agusholli kishte 22 .27 për qind.
Ndërkaq, AAK-ja në Pejë mori 16.27 për qind. /Shqip.com

Rezultati zgjedhor në Pejë.