
Janë numëruar 8.000 vota me kusht në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Bindshëm po prinë Lëvizja Vetëvendosje me 3.775 vota.
Pason, Partia Demokratike e Kosovës me 1.526 sosh.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka 865 vota deri më tani, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 12 vota më pak – apo 853.
Ndërsa, NISMA Socialdemokrate ka marrë 228 vota. /Insajderi.com