Numri i të moshuarve pa kujdes familjar po rritet

Numri i të moshuarve pa kujdes familjar po rritet

Zyrtarët komunal të komunës së Gjilanit kanë bërë të ditur se numri i personave pa kujdes familjar po rritet.

Nga Komuna e Gjilanit në strehimore janë vendosur 8 persona të moshuar, kurse nga Komuna e Kamenicës janë vendosur 3 njerëz të moshuar dhe 3 persona të moshuar pa përkujdesje janë vendosur në strehimore, të cilët janë nga Komuna e Vitisë.

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Gjilanit, Mursel Zymberi, ka thënë se nga puna në terren kanë identifikuar mbi 20 raste të personave të moshuar, të cilët nuk kanë përkujdesje familjare.

Ai thotë se me finalizimin e fshatit social në Komunën e Gjilanit do të bëhet e mundur transferimi i rasteve të personave të njerëzve të moshuar nga Prishtina në Gjilan.