Numri i të sapodiagnostikuarve është stabilizuar

Numri i të sapodiagnostikuarve është stabilizuar

Gjithsej 141 raste të reja me Kovid-19 prej 1.599 testime janë evidentuar në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë së veriut në 24 orët e kaluara. Ka vdekur një pacient nga Shkupi i moshës 79 vjeçare. Janë regjistruar 94 pacientë të shëruar.Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid që nga fillimi i epidemisë është 17.483, numri i pacientëve të shëruar është 14.516, numri i vdekjeve është 722 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2.245. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Shkup është 650, në Kumanovë 183, në Tetovë 166, në Strumicë 147, në Koçan 139, në Prilep 123, në Gostivar 108.

Deri më tani në RVM janë bërë gjithsej 184.097 testime të Kovid-19.Në Klinikën Infektive janë pranuar 10 pacientë. Gjithsej të hospitalizua janë 67 pacientë. Në mbështetje oksigjeni janë 27 pacientë, nuk ka pacientë në respirator. Në spitalin në Kozle të hospitalizuar janë pesë fëmijë dhe tri nëna pozitivë me Kovid-19, ndërsa një fëmijë dhe një nënë dyshohet se janë pozitivë në virus, njofton Insajderi.

Ministri i Shëndetësisë në qeverinë e republikës së Maqedonisë së veriut Venko Filipçe dje deklaroi se tani për tani nuk ka nevojë për masa restriktive, pasi pas rritjes iniciale të numrit të të infektuarve nga Covid-19 gjendja është stabilizuar.

Numri i të diagnostifikuarve të rinj pas rritjes iniciale, tha, veçanërisht gjatë javës së kaluar, u stabilizua në afër dhjetë për qind nga numri i përgjithshëm i testimeve të bëra.

Sipas tij, hapi i parë do të ishte një formë e masave më të lehta dhe restriktive, e kanë paralajmëruar kufizimin e tubimeve masive, gjegjësisht ndalesë të plotë në disa komuna, rajone ku do të konsiderojnë se numrat dhe mënyrat e transmetimit tregon se ka mënyrë të transmisionit të virusit që duhet të ndalohet me një mënyrë të tillë të restrikcionit.

Potencoi se maskat në vende të hapura tani për tani nuk janë të detyruara, megjithatë po vjen periudha e vjeshtës, e dimrit në të cilën njerëzit duhet të mbrohen edhe nga ftohjet dhe nga gripi sezonal. /Insajderi.com