Instituti Robert Koch përmes një raporti të ri ka theksuar se infeksionet më të mëdha me COVID-19 i kanë pasur pas pushimeve verore Gjermani-Kosovë, njofton Insajderi.
Numri i rasteve pas udhtimeve nga Gjermania në Kosovë dhe kthim, numri i të infektuarve ka shkuar në 4369 mes 20 korrikut dhe 20 shtatorit.
“Para se një valë e dytë COVID-19 të godiste Gjermaninë në vjeshtën e vitit 2020, numri i rasteve ishte rritur përkohësisht në mes të verës, 48 përqind, ishin për shkak të udhëtimeve jashtë vendit”, thuhet në raport.
Lista përfshinë kryesisht vendet migruese dhe vendet nga të cilët punëtorët sezonalë me kontratë shkojnë në Gjermani. /Insajderi.com