307 vota është diferenca mes dy kandidatëve për kryetar në Komunën e Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Arban Abrashi, tregojnë rezultatet preliminare.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje prin para kandidatit të LDK-së.
Por, rezultati përfundimtar në Komunën e Prishtinës do të përcaktohet nga votat me kusht, raporton Insajderi.
E numri i votave me kusht në Komunën e Prishtinës për këtë raund të zgjedhjeve është 1 mijë e 824.
Pas numërimit të të gjitha votave – pa përfshirë ato me kusht – Shpend Ahmeti arriti të fitojë 50.19 për qind të tyre, ndërsa Arban Abrashi 49.81 për qind. /Insajderi.com