![Numri i votave me kusht dhe diferenca mes Haskukës e Totajt](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/11/haskue-730x440.jpg)
Mytaher Haskuka prin ndaj Shaqir Totajt në Komunën e Prizrenit, tregojnë rezultatet preliminare të Komisionit Qëndror Zgjedhor (KQZ).
Në Prizren 1637 votat me kusht do të përcaktojnë nëse kryetar do të jetë Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes, që tash ka 329 vota më shumë se kundërshtari i tij nga Partia Demokratike, Shaqir Totaj.
Të gjithë kandidatët e shpresojnë fitoren.
Por, duhet të pritet fundi i javës, kur u vjen radha (sipas një itinerari më parë të caktuar) e numërimit nga KQZ.
Më poshtë votat me kusht sipas komunave:
![Image](http://www.koha.net/uploads/koha.net/images/2017/November/20/auto_20votatkusht11511185766.jpg)