Nushi: Policia nuk duhet të luajë rolin e sigurimit privat të EULEX-it

Nushi: Policia nuk duhet të luajë rolin e sigurimit privat të EULEX-it

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka komentuar lidhur me aksionin e sotëm të zyrtarëve policorë të EULEX-it në zyret e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga ku me pranga në duar doli kryetari i kësaj organizate, njofton Insajderi.

Lidhur me këtë aksion ku u arrestua kryetari i OVL së UÇK-së, Hysni Gucati, Nushi ka thënë se misioni i EULEX-it ka dështuar.

Ai përmes një statusi në Facebook, shprehet se ky aksion është dashur të ndërmerret nga Policia e Kosovës, dhe se Policia e Kosovës nuk duhet të luajë rolin e sigurimit privat të EULEX-it.

Postimi i plotë:

Policia e Kosoves nuk duhet kurrsesi te jete vetem asistente qe mban rendin pergjate nje aksioni policor. Ajo nuk eshte sigurim privat i EULEX.

EULEX ka kohe qe ka deshtuar si mision. Me veprime si ky i sotit, Eulex po tregon qe funksionon si institucion paralel brenda Kosoves. Nje marredhenie e tille nuk eshte as e drejte as e shendoshe.

Nese ka shkelje ligjore, ky operacion policor do te duhet te kryhej nga Policia e Kosoves. /Insajderi.com