“Nusja po pret një fëmijë, ne kemi mbetur në çadër prej tërmetit”

“Nusja po pret një fëmijë, ne kemi mbetur në çadër prej tërmetit”

Familja Vata jeton në mjerim të thellë që prej tërmetit të datës 26 nëntor.

Lirie Vata i ka rritur e vetme dy djemtë e saj dhe dramat e kanë ndjekur përgjatë gjithë viteve dhe tani që ata janë bërë burra.

Ajo tregon se banesa e tyre është dëmtuar plotësisht dhe jetesa në çadër është bërë e vështirë sidomos për nusen e një prej djemve. Nusja është shtatëzënë dhe vuan nga disa sëmundje, raporton abcneës.

“Nusja pret një fëmijë, e ka fëmijën e tretë pasi dy të parët i kanë ikur. Ajo ka gjashtë muaj sëmurë që nuk ecën normalisht. Çfarë t’i them? Futu në këtë çadër? Vetëm Zoti vëntë dorë për ne”, shprehet Liria.

Edhe vetë ajo ka probleme të rënda shëndetsore.

“Kam bërë një operacion vetë. Jam me zemër dhe me astmë”, vijon ajo.

Në një situatë kaq të rënduar shëndetësore kjo nënë kërkon që të paktën kur të vijë në jetë fëmija e djalit të kenë një strehë më të sigurt.

“Duam të kemi një strehim njëherë për një herë. Nuk po kërkojmë të na bëjnë shtëpinë menjëhërë, por të fusim kokën diku”, shprehet Liria.