Nusja rrah vjehrrit në Prizren, babai i saj e dorëzon në Polici (VIDEO)

Nusja rrah vjehrrit në Prizren, babai i saj e dorëzon në Polici (VIDEO)

Një nuse nga Prizreni i rrahu vjehërrinë, duke ju shkaktuar lëndime për të cilat kërkuan ndihmën e mjekut.

Policia e arrestoi, ndërkaq gjykatësi i caktoi një muaj paraburgim të dyshuarës B.T.

Ajo tash po qëndron në qendrën e paraburgimit në Lipjan, derisa në polici e kishte dërguar vetë babai i saj, njofton Klan Kosova, transmeton Insajderi.

Para hetuesve ajo zgjodhi të mbrohej në heshtje.

Ndërkaq, avokati i saj, që iu caktua në bazë të detyrës zyrtare, tregoi versionin e mbrojtjes se si erdhi deri tek ky incident.

insajderi.com