
Një grua është arrestuar të premten në Podujevë, pasi e njëjta ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj, njofton Insajderi.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30.
Rasti është hapur si “Dhunë në familje”.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Insajderi.com