Policia e Kosovës njofton për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur të dielën mbrëma në Vushtrri.
Sipas policisë, një grua ka sulmuar fizikisht vjehrrin e saj, pasi ky i fundit kishte shkuar për të parë se çfarë po ndodh derisa ajo kishte mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj, djalin e viktimës.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pasi ka dëgjuar një mosmarrëveshje në mes të djalit të tij dhe bashkëshortes së djalit, tani të dyshuar femër kosovare ka shkuar për të shikuar se çfarë po ndodh dhe në ato momente është sulmuar fizikisht nga e dyshuara”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.
Rasti vazhdon të hetohet./Insajderi.com