Nxënësit ecin 4 km për të shkuar në mësim – ja për çfarë përdoret shkolla më e afërtë e tyre

Nxënësit ecin 4 km për të shkuar në mësim – ja për çfarë përdoret shkolla më e afërtë e tyre

Shkolla në Godanc që u mbyll nga Komuna e Drenasit, tani ajo përdoret për ngushëllime

Objekti që deri vitin e kaluar shfrytëzohej për ta zhvilluar procesin mësimor nga fëmijët e fshatit Godanc, tani po shfrytëzohet për të pame.

Kështu ka përfunduar objekti i shkollës “Rilindja”, nxënësit e së cilës, nga shtatori i vitit të kaluar, me një vendim të Komunës së Drenasit, ndjekin mësimin 4 kilometra më larg, gjegjësisht në fshatin Dobroshec, raporton KTV.

Objekti i ndërtuar një dekadë më parë, në tri ditët e fundit u shfrytëzua për të pritur vizitorë për ngushëllime pas vdekjes së një banori.

Kuvendi Komunal i Drenasit ishte mbledhur vitin e kaluar, por opozita nuk pati votat e duhura për ta shfuqizuar vendimin për mbyllje të shkollave në fshatin, Godanc, Gjurgjicë e Abri të Drenasit.