Nxënësit në Graçanicë protestojnë kundër arrestimit të shtatë të dyshuarve në rrahjen e djalit të Rashiqit

Nxënësit në Graçanicë protestojnë kundër arrestimit të shtatë të dyshuarve në rrahjen e djalit të Rashiqit

50 nxënës të shkollës së mesme në Graçanicë kanë protestuar kundër arrestimit të shtatë nxënësve të tjerë të cilët ishin të përfshirë në përleshjen mes dy grupeve të të rinjve serbë para një shkolle në Lapllasellë, ku pësoi lëndime të rënda trupore djali i politikanit serb, Nenad Rashiq, njofton Insajderi.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 11:30.

“Raportohet se 50 nxënës të shkollës së mesme kanë protestuar kundër arrestimit të disa nxënësve, pjesëmarrës në rrahjen e datës 22.02.2021″.

Protesta ka përfunduar e qetë dhe pa incidente, thuhet në raport. /Insajderi.com