Nxënësit nga Vushtrria zgjedhin një mënyrë interesante për t’u solidarizuar me qytetarët e Parisit

Nxënësit nga Vushtrria zgjedhin një mënyrë interesante për t’u solidarizuar me qytetarët e Parisit

Në prani të Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri dhe të zv. Ambasadores së Republikës së Francës në Kosovë Cécile Sangaré, nxënësit e Shkollës së Mesme të Ulët 2, në Vushtrri përmes një ekspozite me piktura e vizatime kanë shprehur mbështetjen e solidarizimin me qytetarët e Parisit me rastin zjarrit që ra javën që shkoi në Katedralen Notre Dame në Paris, Francë.

Përmes këtij aktiviteti të nxënësve, është synuar që të ngritët vetëdijesimi mbi rëndësinë e trashëgimisë kulturore botërore ku përket edhe Katedralja Notre Dame si dhe shumë objekte të trashëgimisë kulturore në Vushtrri dhe në Kosovë.