Nxirren nga Danubi trupat e dy migranteve

Trupat e dy grave të reja, të cilat janë zhdukur së bashku edhe me katër migrantë tjerë sot në mëngjes në Danub kur ishte përmbysur barka e tyre, janë nxjerrë në breg.

Nxirren nga Danubi trupat e dy migranteve

Të përkujtojmë, ata kanë tentuar ta kalojnë lumin në Karavukov të Serbisë në mënyrë të arrijnë në Kroaci.

Trupat i kanë nxjerrë policia dhe një peshkatar, dhe siç është konfirmuar për Tanjugun një prej viktimave ishte e lindur në vitin 1991.

Më herët drejtoria e policisë në Sombor ka konfirmuar se gjashtë persona llogariten të zhdukur, katër të rritur dhe dy fëmijë.

“Policia është në terren dhe po i kryejnë hetimet”, kanë deklaruar në policinë e Somborit.

Në barkë ishin 10 deri 15 migrantë të cilët kanë tentuar të kalojnë nga Serbia në Kroaci, lajmëron TV Pink.

Në policinë e Somborit kanë treguar se ka ardhur deri te përmbysja e barkës, dhe me këtë rast janë zhdukur gjashtë persona, katër të rritur dhe dy fëmijë. Ata po llogariten si të zhdukur, supozohet se janë mbytur, ndërsa  po vazhdon kërkimi i trupave të tyre.

Edhe dy meshkuj të cilët gjendeshin në barkë kanë arritur të notojnë. Ata vet kanë dalë në breg, lajmëron gazeta serbe “Blic”.

Kërkimi për migrantët e zhdukur është në vazhdim./Insajeri.com.