
Pas disa orëve përpjekje është arritur që të nxirret jashtë Liqenit Akumulues vetura që kishte rënë sot në orët e hershme të mëngjesit, njofton Insajderi.
Në videon që ka siguruar “Jepi Zë”, përcjell Insajderi shihet se vetura, pas disa orëve përpjekje, është nxjerrë nga liqeni.
Sot një veturë e tipit Golf VI ka rënë në ujin e këtij liqeni në Mitrovicë.
Në vendin e ngjarjes kishin dalë zjarrfikësit, e atyre u asistuan zhytësit e klubit “Trepça”.
Sipas informacioneve të lënduar nuk ka, ndërsa vetura ka qenë e mbushur tërësisht me ujë. /Insajderi.com
https://fb.watch/1l19oI8ifo/