Nxiten t’i ekspozohen Covid-19 ata që janë testuar me vaksinë anti-covid

Bëhet thirrej publike. Kërkohet vullnetar që t’i ekspozohen coronaviruisit.

Nxiten t’i ekspozohen Covid-19 ata që janë testuar me vaksinë anti-covid

Shumë personalitete publike kanë nënshkruar një letër publike me anë të cilës kërkohet nga vullnetarët që e kanë marrë vaksinën potenciale anti-covid të ekspozohen vullnetarisht coronavirusit, njofton Insajderi.

Letra, adresuar Instituteve Kombëtare të Shëndetësisë në SHBA, thotë se këto “teste sfiduese” mund të përshpejtojnë zhvillimin e vaksinës, shkruan BBC.

Në të po ashtu shkruhet se testimi do të përfshinte vullnetarë të ri dhe të shëndetshëm.

Drejtori i programit të vaksinës për Covid-19 nga Universiteti i Oxfordit tha se studime të tilla duhet të jenë “të arritshme dhe informative”.

Janë gjithsej 23 vaksina në fazën e testimeve klinike në njerëz përreth botës.

E vetmja mënyrë për të ditur nëse funksionojnë është nëse një numër i mjaftueshëm i vullnetarëve që kanë pranuar dozat e vaksinave t’i ekspozohen koronavirusit në jetën e tyre të përditshme dhe të mos infektohen./Insajderi.com