Nxori këmbën në dritare të veturës, gjobitet zyrtari ministror

Nxori këmbën në dritare të veturës, gjobitet zyrtari ministror

Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës është gjobitur nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti në cilësinë e pasagjerit në automjetin zyrtar të kësaj ministrie, ka nxjerrur këmbën jashtë dritares, duke penguar drejtuesin e automjetetit zyrtar në lëvizje, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, të cilët me anë të një njoftimi për media, të cilit i ka bashkëngjitur edhe fotografinë ku tregohet ky veprim.

Sipas policisë, i njëjti me këtë veprim ka shkaktuar kundërvajtje në komunikacion, pengim mbi kontrollin e retrovizorit gjatë vozitjes.

“Kjo kundërvajtje u shkaktua në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt. Kjo informatë, me foto (sekuencë) është dërguar nga një qytetarë dhe portali ‘’IndexOnline ‘’ e ka postuar të plotë kundërvajtjen e shkaktuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Policia, e ftoi zyrtarin B.I (M/K) 60 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor”.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor”, përfundon njoftimi. /Insajderi.com