The Ne" />

NYT: Si të bashkoni një Kosovë thellësisht të ndarë? Emërtojeni një liqen me emrin Trump

NYT: Si të bashkoni një Kosovë thellësisht të ndarë? Emërtojeni një liqen me emrin Trump

Një liqen artificial në Kosovë nuk ka një, por dy emra: njëri i përdorur nga serbët dhe tjetri nga shqiptarët etnik. Një banderolë e madhe sugjeroi një emër të tretë: “Liqeni Trump”.

The New York Times

Shumica e gjërave në Kosovë mbajnë dy emra dhe kjo nuk është ndonjë punë e madhe. Dy komunitetet, që rrallë përzihen mes vete dhe kanë mosbesime të mëdha ndaj njëri-tjetrit, thjesht përdorin cilindo emër që duan.

Por, se si ta quajnë rezervuarin gati pesë milje (rreth 8 km) katrorë, i cili shtrihet edhe në Serbi, por pjesa më e madhe shtrihet në Kosovë, u bë një çështje e madhe në fund të vitit të kaluar kur zyrtarët e të dyjave vendeve u shtynë nga administrata e Trumpit për të qetësuar gjërat mes dy komuniteteve.

Përpjekja e udhëhequr nga ambasadori i Trump në Berlin, Richard Grenell, anashkaloi Departamentin e Shtetit dhe gjithashtu Bashkimin Europian, të cilët kishin punuar për vite me radhë, me shumë pak sukses, për ta bërë Serbinë të pranonte ekzistencën e Kosovës si një shtet i pavarur. Të ndarë nga etnia, gjuha dhe historia, popullata shumicë shqiptare e Kosovës dhe pakica e saj serbe nuk bien dakord për pothuajse gjithçka, veçanërisht për statusin e vendit që ata e ndajnë.

Duke shpresuar që interesat e ndërsjellë ekonomikë mund të ndihmojnë në heqjen e barrierave të vështira politike, Grenell, të cilin Shtëpia e Bardhë e quajti emisar special dhe që ia besoi negocimi i një zgjidhje për Kosovën, propozoi dërgimin e ekspertëve nga Departamenti i Energjisë për të parë përmirësimin e punës në impiant, nga i cili potencialisht do të përfitonin të dyja palët.

“Se si ta quajmë liqenin që është në Kosovë dhe Serbi ishte një fërkim serioz”, tha Grenell në një postim në Tëitter në shtator derisa po përpiqej të ndërmjetësonte një marrëveshje që ai shpresonte se do t’i sillte një dobi të vogël diplomatike Trumpit disa javë para zgjedhjeve të nëntorit në SHBA.

Filloi si një shaka kur Grenell sugjeroi që ta emërojnë “Liqeni Trump” dhe se kjo mund të ndihmonte. Por shakaja u bë serioze. Kryeministri kosovar atë kohë, Avdullah Hoti, bëri një postim në Tëitter që thoshte se “e mirëpresim propozimin e ambasadorit Grenell që Liqeni i Ujmanit të riemërohet në Liqeni Trump”.

Zyrtarët në kryeqytetin serb, Beograd, të etur për të kënaqur Trumpin, të cilin ata e konsideruan më dashamirës për interesat e tyre sesa presidentët e mëparshëm amerikanë, gjithashtu e mirëpritën idenë.

Pastaj, për të shqetësuar pothuajse të gjithë, u shfaqën billborde.

Kosova, mbase vendi më pro-amerikan në botë, tashmë ka një bulevard “Bill Clinton” dhe një statujë të ish-presidentit demokrat, i cili kryesoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë në fund të viteve 1990, një butik “Hillary” dhe një autostradë me emrin e djalit të ndjerë të presidentit Biden, Beau.

Kështu që për të nderuar Trumpin, do të kishte qenë e arsyeshme të pranohej se nuk do të prishte shumë punë.

Shqiptarët etnikë janë aq mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara për shpëtimin e tyre nga tërbimet serbe në vitet 1990 sa që “pothuajse çdo gjë e propozuar nga Amerika do të pranohet, pa marrë parasysh sa e çmendur ishte”, tha Valdete Idrizi, anëtare e Parlamentit të Kosovës nga qyteti verior i Mitrovicës.

“Pa SHBA-në nuk do të kishim shtet të Kosovës”.

Por, ndryshimi i emrit për liqenin artificial të sugjeruar nga Grenell ishte…, të cilët kurrë nuk e pëlqyen me të vërtetë idenë e “Liqenit Trump” dhe kanë shfaqur mospëlqim të hapur ndaj kësaj tani që nuk kanë më nevojë të shqetësohen që t’i kenë punët mirë më ish-presidentin.

“Ne nuk do ta ndryshojmë emrin, padyshim. Liqeni ka një emër “, tha Vjosa Osmani, presidente në detyrë, e arsimuar në Amerikë dhe një eksperte në të drejtën ndërkombëtare, javën e kaluar në një intervistë në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës.

“Ishte shumë e vështirë t’i dëgjoja njerëzit derisa bënin shaka me të. Kjo është çështje e sovranitetit ”.

Ndryshimi i propozuar i emrit, megjithatë, ka arritur një qëllim veçmas të pakapshëm në këtë pjesë të botës: Ai ka bashkuar shqiptarët etnikë dhe serbët në Kosovë. Pothuajse të gjithë e mendojnë idenë qesharake.

“Liqeni e ka një emër dhe s’do të bëhet asnjëherë  Trump”, thotë Milani 31 vjeçar, djali i Trifonoviqit.

“Si do të ndiheshin amerikanët sikurse liqeni juaj papritmas të bëhej Lieni Millosheviq?”, pyet ai duke iu referuar liderit autokrat të Serbisë, Sllobodan Millosheviq.

“E gjithë kjo është çmenduri”.

Se kush i vendosi billbordet të printuara profesionalisht, të cilat u hoqën pas disa ditësh, është mister.

Udhëheqësit etnikë shqiptarë mohuan se janë përgjegjës, ashtu siç bëri presidenti Aleksandar Vuçiq i Serbisë, i cili pretendoi në shtator se ishte një iniciativë lokale nga serbët etnikë që jetonin afër liqenit sepse “serbët e Kosovës e duan presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump”.

Kjo erdhi si një surprizë për serbët lokalë, duke përfshirë kryetarin e Zubin Potokut, një qytet i zymtë serb i Kosovës pranë liqenit. Kryetari i komunës, i cili nuk pranoi të intervistohej, i tha një gazetari lokal se ai nuk dinte asgjë për bilbordet që riemërtuan liqenin dhe urën.

Në një kafene ‘smokey ‘në qendrën kulturore të qytetit javën e kaluar, klientët qeshnin nën hundë derisa pinin espresot e tyre kur u pyetën për Liqenin Trump. Pijeshitësi, i cili dha vetëm emrin e tij të parë, Peter, tha se më mirë ishte të emërohej “Liqeni i Melanisë”, sepse ajo ishte vendëse e Sllovenisë, një shtet tjetër i ish-Jugosllavisë, ish-zonja e parë është të paktën një sllave dhe ndryshe nga Trump , ndoshta e di se ku është Kosova.

Dejan Nedeljkovic, një aktivist politik në zonë i cili, ndryshe nga shumë serbë në Kosovë, është shumë kritik ndaj udhëheqjes së Beogradit, tha se ai së pari mësoi për billbordet nga TV dhe është i sigurt se  Vuçiq, presidenti gjithnjë e më autoritar i Serbisë, i kishte vendosur ato “sepse ai donte të tregonte se ai është një mik i Trump duke i bërë lajka si një mjeshtër i diplomacisë që është”.

“Është idiotësi totale që ata dolën me këtë ide”, shtoi Nedeljkovic.

Por Trump, që mirëpriti vlerësimin si paqebërës, u kënaq me idenë se vetëm ai kishte qenë në gjendje të qetësonte Ballkanin, duke thënë në një tubim fushate në Nebraska vetëm disa ditë para zgjedhjeve në SHBA se “ata kanë luftuar për 400 vjet, por se falë përpjekjeve të tij, ata janë përqafuar dhe puthur”.

Serbia mban një kontroll të ngushtë me serbët etnikë që jetojnë në Kosovë, ku enklavat serbe, veçanërisht në veri, rrallë pranojnë qeverinë në Prishtinë dhe në vend të kësaj marrin udhëzime nga Beogradi, i cili kontrollon një shërbim të veçantë shëndetësor, sistemin shkollor dhe aparatin mediatik për serbët që jetojnë në Kosovë.

Por qëndrimi në linjë me Beogradin mund të jetë e rrezikshme. Oliver Ivanoviq, një politikan serb i Kosovës me bindje të pavarura në Mitrovicë u vra në vitin 2018 nga persona të armatosur të panjohur.

Rada Trajkoviq, një punonjëse spitali dhe politikan në një enklavë serbe afër Prishtinës, e cila ka qenë kritike ndaj dorës së rëndë të Beogradit, u fsheh kohët e fundit, duke pasur frikë për sigurinë e saj. Ajo tha se serbët që kundërshtojnë përballen me “presion të tmerrshëm”.

Trifonoviq hoqi dorë shpejt nga zemërimi i tij për ndryshimin e emrit të liqenit pasi presidentit të Serbisë duket se i pëlqente ideja për emërimin “Liqeni Trump”.

“Ai është presidenti. Nëse ai dëshiron ta quajë atë Liqeni Trump, atëherë ne do ta quajmë kështu”, tha Trifonoviq.

“Por në zemrën time do të qëndrojë siç ishte gjithmonë”.

Artikullin e plotë e gjeni në link. Përkthyer nga Klankosova.tv.