
Policia e Kosovës njofton për një rast të sulmit i cili ka ndodhur të enjten, rreth orës 8:45 në Obiliq, përcjell Insajderi.
Raportohet se një e mitur ka sulmuar një grua.
“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Ndërsa e dyshuara e mitur në prezencë të prindit është intervistuar dhe më pas me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti nën hetime./Insajderi.com