O’Brien falënderon Thaçin për dekorimin e Presidentit Trump

O’Brien falënderon Thaçin për dekorimin e Presidentit Trump

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Robert O’Brien, e ka falënderuar Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për dekorimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me Medaljen e Urdhrit të Lirisë si mirënjohje “për përkushtimin e thellë për banorët e Kosovës”, njofton Insajderi.

Nw reagimin e O’Brien thuhet se “presidenti Trump është përkrahës i vendosur i Kosovës dhe beson fuqishëm se masat historike për normalizim ekonomik të arritura në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator 2020 do të ndihmojnë paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Ballkan”.

Këshilltari O’Brien falënderon edhe për dekorimin e Emisarit Special, Ambasadorin Richard Grenell, si dhe vetw Këshilltarin për Siguri Kombëtare Robert O’Brien me Medaljen e Meritave.

“Është nder i madh që të qëndroj përkrah banorëve të Kosovës”, thotë O’Brien në letrën e tij.

“E çmojmë përkrahjen e fuqishme për implementimin e normalizimit ekonomik me Serbinë”, përfundon letra që Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, i ka dërguar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi./Insajderi.com