Obsesioni ndaj Thaçit, Kurti shkarkon njeriun që doli në konferencë me Presidentin

Obsesioni ndaj Thaçit, Kurti shkarkon njeriun që doli në konferencë me Presidentin

“Distancën ju kisha lut, sidomos të Presidenti të unë afrohuni sa të doni, te Presidenti dy metra”.

Kështu ju thoshte Naser Ramadani nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gazetarëve, kur doli më 20 mars në një konferencë të përbashkët me Presidentin Hashim Thaçi.

Vetëm tetë më pas – qeveria në detyrë e Albin Kurtit e ka shkarkuar komplet Bordin e Shërbimit Spitalor Klinik – kryesues i të cilit ishte Naser Ramadani.

Gazeta Insajderi, i ka kërkuar arsyet e shkarkimit të Ramadanit nga Zyra e Kryeministrit.

“Përgjigjen në pyetjen tuaj mund ta gjeni pikërisht në arsyetimin e vendimit”.

Bordi Drejtues i SHSKUK-së sipas vendimit të Qeverisë u shkarkua për arsye se nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e rëndësishme të përcaktuara me Statutin e SHSKUK-së dhe ka dështuar në arritjen e objektivave.

“Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës gjatë mandatit të këtij bordi drejtues, ka pasur menaxhim jo të mirë të shpenzimeve duke mos i marrë parasysh nevojat dhe prioritetet e SHSKUK-së”, thuhet tuje në arsyetimin e vendimit të Qeverisë.

Zyra e Kryeministrit thotë se vendimi nuk e ka shkarkuar specifikisht Ramadanin.

“Vendim nuk e ka shkarkuar personalisht dhe specifikisht z. Naser Ramadanin, por të gjithë Bordin Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës, dhe si pasojë edhe z. Naser Ramadanin si kryesues i tij”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Albin Kurtit.

Gazeta Insajderi rreth kësaj çështjeje e ka kontaktuar edhe Naser Ramadanin, por i njëjti që nga mëngjesi nuk ka qenë i qasshëm.

Në vendimin e shkarkimit të Bordit, Kurti ka emëruar gjashtë anëtarët e ri të Bordit i cili do të funksionalizohet nga e hëna./Insajderi.com