
Edhe këtë javë pasojat nga përhapja e Coronavirusit në vend ishin shqetësuese. Për gjashtë ditë u regjistruan 70 të vdekur dhe 4882 të infektuar.
Në Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Kosovë thonë se vendi ynë po ballafaqohet me një fazë të re të Covid-19.
Këto ditë Kosova po përballet me rritje të hovshme të rasteve me Coronavirus.
Kjo rritje e vdekshmërisë dhe infektimeve është shqetësuese për infektologun Hamdi Ramadani.
“Kjo rritje e trendit të sëmurëve si në aspektin e sëmundjes, ashtu edhe numri i rasteve po tregon që gjendjen e kemi të keqe, gjendjen e kemi të rëndë dhe kapacitetet spitalore për mjekimin e rasteve me indikacione mjekësore për trajtim, veç bazuar në të dhënat e ditëve të fundit, është në buzën e limitit. Klinika Infektive nga dje nuk e ka asnjë shtrat të lirë për t’i pranuar rastet e nevojshme”, tha Ramadani për RTV21./Insajderi.com