OBSH: Lehtësimi i masave nuk do të thotë fundi i epidemisë

OBSH: Lehtësimi i masave nuk do të thotë fundi i epidemisë

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajamëruar se më e keqja është ende para nesh, pasi studimet e reja sugjerojnë që vetëm 3% e popullsisë mund të jenë imunë ndaj koronavirusit.

Këto komente ai bëri ndërsa paralajmëroi se përplasjet politike mund të shfrytëzohen nga virusi, pasi iu përgjigj presidentit Donald Trump në lidhje me akuzat për transparencën e organizatës.

Shtëpia e Bardhë e akuzoi OBSH-në se ka favorizuar Kinën dhe ka reaguar në mënyrë të gabuar në lidhje me virusin, si një përpjekje për të fshehur seriozitetin e situatës, gjithashtu dihet se Trump tërhoqi fondin me vlerë prej 500 milion dollarësh të ShBA-së për organizatën.

“Nuk ka sekrete në OBSH”, tha i pari i organiztës më të madhe të shëndetësisë.

“Ky virus është i rrezikshëm, ai shfrytëzon përqamjet në mes nesh”, shtoi ai, duke e krahasuar koronavirusin me gripin spanjoll të vitit 1918.

“Na besoni më e keqja është akoma para nesh. Le t’a parandalojmë këtë tragjedi. Është një virus që shumë njerëz ende nuk e kuptojnë dhe lehtësimi i masave nuk do të thotë fund i epidemisë”, deklaroi ai.

Deklarata e tij vjen pasi vetëm 2 ose 3 % e popullsisë se tërë globit e kanë kaluar virusin dhe për këtë arsye teorikisht mendohet se vetëm kjo përqindje e popullsisë në botë mund të ketë antitrupa. Maria Van Krekhoven, udhëheqja teknike e OBSh-së për Covid-19 pranoi se organizata kishte menduar se shkalla e infeksionit do të ishte me e lartë.

Një numër studimesh, kanë sugjeruar se një pjesë shumë e vogël e popullatës kanë antitrupa që do ta luftonin sëmundjen nfektuese Covid-19. OBSH-ja planifikon të ekzamimojë kushtet dhe dhe metodat e testimit për këtë virus, dhe t’i kontroloj ato para se të publikoj një shifër zyrtare.

Ndërkaq, ekspertët e shëndetit paralajmëruarn gjithashtu se nëse keni pasur koronavirus nuk do të thotë se tani jeni imunë ndaj tij.