
Dozat e para të vaksinës anti-COVID’19 në Kosovë pritet të vijnë sot, më 28 mars, transmeton Insajderi.
Kështu ka thënë drejtori rajonal për Evropë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge, në Twitter.
Bëhet fjalë për 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca që pritet të vijnë përmes programit “COVAX”.
Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ende nuk ka filluar me procesin e vaksinimit kundër COVID-19.
Deri më sot në vend janë regjistruar 87 mijë e 67 raste pozitive me COVID-19. Prej tyre, një mijë e 830 kanë humbur betejën me virusin. /Insajderi.com