O`Conneli: Fadili ka qenë gjigant i sportit të Kosovës

O`Conneli: Fadili ka qenë gjigant i sportit të Kosovës

Ambasadori i Britanisë në Madhe, Ruari O`Conneli, ka ngushëlluar për vdekjen e kryetarit të Federaës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se ka pasur nderin ta konsiderojë Fadil Vokrri si shok. Vokrrin e ka konsideruar gjigant i sportit e Kosovës.

“Mirë që Fadili ka realizuar ëndrrën e Kosovarëve që Kosova të anëtarësohet në FIFA dhe të marrë pjesë në konkurrencën ndërkombëtar. Ai ka qenë njeri shumë modest, por madhështor, dhe trashëgim i tij do të ketë efektin e pakrahasueshëm për gjeneratat në vijim”.

“Ngushëllime për familjen, por edhe krejt Kosovën”, shkruan O`Conneli.