O’Connell: Ata që kanë informata ndaj sulmit të Ollurit t’i paraqesin në Polici, është akt patriotik

O’Connell: Ata që kanë informata ndaj sulmit të Ollurit t’i paraqesin në Polici, është akt patriotik

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj drejtorit të Insajderit, Parim Olluri.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, O’Connell e ka quajtur sulm frikacak.

“E dënoj sulmin e mbrëmshëm frikacak ndaj Parim Ollurit. Shoqëritë e lira dhe demokratike mund të ekzistojnë vetëm si rezultat i punës jetike dhe të guximshme të gazetarëve”, ka shkruar ambasadori O’Connell.

Ai ka bërë thirrje tek autoritetet që rasti të trajtohet me seriozitetin më të madh. Po ashtu ai ka bërë thirrje që “ata që kanë informacione rreth këtij rasti të kontaktojnë policinë: ky do të ishte një akt patriotik”, ka përfunduar O’Connell. /Insajderi.