O’Connell: Kjo mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën, që nga lufta

O’Connell: Kjo mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën, që nga lufta

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruari O’Conell ka thënë se ndryshimi i mundshëm i Ligjit për Gjykatën Speciale, mund ta çojë Kosovën drejt shkatërrimit.

Në një konferencë për media brenda hollit të Kuvendit të Kosovës, O’Connell ka thënë se sonte mund të jetë nata më e rrezikshme e Kosovës, që nga paslufta.

“Kjo mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën, që nga lufta”, ka thënë Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruari O’Connell.

“Kosova i ka dhënë besën botës, nëse e ndërrojmë ligjin sonte, reagimi do të jetë shumë i keq për Kosovën. Kjo dëmton Kosovën. Mund të shkatërrohet Kosova. Nuk e di çfarë mund të them, ne e kemi planifikuar bashkë të ndihmojmë Kosovën sepse ne kemi interes që të kemi një shtet të fortë, stabil. Kemi dëshirë për ta parë Kosovën si shtet të ligjit”, ka thënë Ambasadori britanik. /Insajderi.com