O’Connell: Liria e shtypit është thelbësore për demokracinë

O’Connell: Liria e shtypit është thelbësore për demokracinë

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se liria e shprehjes dhe e shtypit janë “thelbësorë për të drejtat e njeriut dhe bazën e demokracisë”.

Në Ditën botërore të Lirisë së Shtypit, diplomati britanik ka thënë se i kujton “të gjithë ata që luftojnë për të vërtetën, kundër censurës dhe frikësimit, shpesh duke u përballur me kërcënime dhe dhunë”.

“Gazetarët luajnë një rol të rëndësishëm në informimin e publikut dhe në mbajtjen e qeverive llogaridhënëse”, ka shkruar ai në Facebook.

Dita e Shtypit është shënuar me aktivitete edhe në Kosovë. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka organizuar një protestë para Qeverisë së Kosoës. Gjatë këtij aksioni u kërkua që sistemi i drejtësisë në Kosovë të punojë më shumë në zbardhjen e rasteve kur gazetarët, kërcënohen, shantazhohen dhe sulmohen./Insajderi.com