
Ambasadori britanik Ruairi O’Connell, ka deklaruar se ka ardhur koha që Kosova të jetë plotësisht e përgjegjshme për sundimin e ligjit në vend.
“Nuk pretendoj që kjo është një luftë vetëm në Koosvë, as që diçka që fitohet lehtë. Por është e qartë që ne duhet të kemi partnerë të fuqishëm në këtë vend. Mos hezitoni dhe mos nguteni”, potencoi ai.
Këto komente O`Connell i bëri gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit për mbështetjen e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, së bashku me ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri.
O`Connell më tej tha se krimi dhe korrupsioni duhet të luftohen me trimëri nga prokurorët dhe gjyqtarët.
“Kjo është përgjegjësi e Kosovës. Por besoj fuqimisht se edhe pse ka probleme, që njerëzit brenda sistemit kanë një rast që nuk do të përsëritet, që të bëhen heronj të Kosovës. Këto dukuri siç është luftimi i krimit dhe korrupsionit duhet të luftohen me trimëri. Prokurorët dhe gjyqtrët duhet ta gjejnë atë trimëri si gjatë luftës për ta luftuar këtë dukuri. Kemi nevojë të ketë një Kosovë te fortë dhe të zhvilluar”, potencoi ai.