
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kërkon nga Qeveria në largim që të pezullojë implementimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore, specifikisht mbledhjen e premiumeve të sigurimeve shëndetësore, që është planifikuar të fillojë më 1 korrik 2017.
“Oda Amerikane beson se ka shumë aspekte të paqarta që lidhen me pagesën dhe mbledhjen e premiumeve të sigurimeve shëndetësore për shkak të përgatitjeve joadekuate për implementim të Ligjit për Sigurime Shëndetësore, zgjedhjeve të përgjithshme në vijim, si dhe krijimit të qeverisë së re”, thuhet në komunikatën e odës Amerikane.
Ajo rekomandon që implementimi i Ligjit dhe mbledhja e premiumeve të shtyhet së paku deri më 1 janar 2018, ose deri pas plotësim-ndryshimit të Ligjit për Sigurime Shëndetësore. /Insajderi.com