Oda e Afarizmit organizon aksion për dhurimin e gjakut

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut sot organizon aksion për dhurimin e gjakut.

Oda e Afarizmit organizon aksion për dhurimin e gjakut

Aksioni do të mbahet pas përfundimit të aktivitetit të paralajmëruar gjatë javës së kaluar, “Kafja e mëngjesit me bizneset e Prishtinës”.

Dhurimi i gjakut bëhet në mënyrë vullnetare dhe aksioni ka për qëllim t’ju ndihmojë të sëmurëve dhe të lënduarve në spitalet tona.

OAK ka ftuar të gjitha bizneset anëtare me stafin e tyre dhe ata që kanë vullnet të mirë, që sot nga ora 11:30 në Sallën e Konferencave “Orion” të marrin pjesë në këtë aksion.