Oda e hotelerisë dhe turizmit jep këshilla shtesë për gastronomet

Oda e hotelerisë dhe turizmit jep këshilla shtesë për gastronomet

Në kuadrin e menaxhimit dhe respektimit të masave anti-Covid, Oda e Hotelerisë dhe Turizmit, ka dal me këshilla shtesë për gastronomet në mënyrë që ky sektor të funksionojë normal dhe të mos këtë kufizime të reja, njofton Insajderi.

Nga një kronikë e përgatitur nga KlanKosova, përfaqësues të Odës se Hotelerisë dhe Turizmit, kanë kanë treguar që po përgatisin këshilla shtesë për konsumator dhe staf të lokalëve, duke filluar nga distanca, higjiena e deri te kontakti i punonjësve me konsumatorë.

Gjatë këtij reportazhi, u cekën edhe vështirësitë dhe paragjykimet që ka hasur sektori i gastronomisë, gjatë kohës së pandemisë Covid-19.

Shqetësimi kryesor i punëtorëve dhe pronarëve është rënia e numrit të klientëve, qarkullimi më i vogël i parave si dhe reduktimi i numrit të punëtorëve.

Ditë më parë, shoqata e gastronomeve ka protestuar ndaj vendimit të qeverisë qe lokalet dhe restorantet të punojnë me orar të kufizuar.

Pas asaj proteste, qeveria u ‘a ka zgjatur orarin për një orë e gjysmë, nga ora 5:00 – 22:30, ndërsa më parë masa kufizuese ishte nga ora 05:00-21:00./Insajderi.com