Oda e Hotelerisë reagon ndaj partive që po mbajnë tubime

Oda e Hotelerisë reagon ndaj partive që po mbajnë tubime

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, ka reaguar pasi partitë politike këto ditë janë parë duke mbajtur tubime nëpër ambiente të mbyllura në kundërshtim me masat anti-COVID-19, njofton Insajderi.

OHT ka thënë se Qeveria po përdorë standarde të dyfishta, derisa ka mbyllur sallat e dasmave, kurse në to po mbanë tubime politike, transmeton.

Ata kanë vlerësuar se gjobat për qytetarët tashmë kanë arritur në tre milionë euro, ndërsa sipas tyre ligji nuk vlen për partitë politike dhe njerëzit e afërt të tyre./Insajderi.com