Oda e Hotelierëve paralajmëron hapjen e sallave të dasmave

Oda e Hotelierëve paralajmëron hapjen e sallave të dasmave

Oda Hoteliere dhe Turistike e Kosovës (OHTK), nën udhëheqjen e kryetarit Hysen Sogojeva, ka informuar se sipas dorëzimit të manualit për COVID-19 dhe zvogëlimit të numrit të të infektuarve, në javën tjetër pritet të hiqen masat e kufizuara për bizneset hoteliere dhe turistike, njofton Insajderi.

Nga kjo odë paralajmërojnë se edhe hapësirat e mëdha, siç janë sallat e dasmave, pritet të hapen.

Siç thuhet në njoftimin e OHTK-së, natyrisht duke iu përmbajtur strikt rregullave të parapara nga manuali që është dorëzuar nga Qeveria e Kosovës. /Insajderi.com