Oda e Mjekëve njofton për vdekjen e specialistit Ismet Miftari

Oda e Mjekëve njofton për vdekjen e specialistit Ismet Miftari

Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se ka vdekur specialisti i gjinekologjisë dhe obstetrikës, Ismet Miftari, përcjell Insajderi.

Siç bëhet e ditur në njoftim, ai kishte diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1979.

Ai ishte një nga mjekët gjinekolog, ndër të parët që kishte komuna e Skenderajt.

“Pas diplomimit punësohet në Shtëpinë e Shëndetit në Skenderaj. Specializimin gjinekologji dhe obstetrikë e përfundoi në Sarajevë në vitin 1986. Ishte një nga mjekët gjinekolog, ndër të parët që kishte komuna e Skenderajt.

Ishte mjek i përkushtuar ndaj profesionit të tij, mbi të gjitha ishte një njeri i dashur dhe shumë punëtor. Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në njoftim./Insajderi.com