Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kërkuar veprime urgjente nga Q" />

Oda Ekonomike kërkon urgjentisht nga Qeveria që ta ndihmojë sektorin privat

Oda Ekonomike kërkon urgjentisht nga Qeveria që ta ndihmojë sektorin privat

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kërkuar veprime urgjente nga Qeveria e Kosovës për të ndihmuar sektorin privat.

Sipas tij, minimalisht punëtorët e sektorit privat në Kosovë meritojnë nga një pagë mujore të financuar nga Qeveria.

“Sektori publik vazhdon të gëzoj benefitet e taksave të paguara nga sektori privat. Është paradoksale për besë. Krejt çka dëgjuam dje në Parlament, tregon shumë se si e kuptojmë në shtetin. Populizëm, patetizëm, provincializëm, asgjë më shumë, në vend të diskutimeve përmbajtësore për shpëtimin e ekonomisë”, tha Rukiqi.

“Asnjë politikan nuk i duhet shtetit pa ekonomi dhe pa sektor privat. Minimumi i pritjeve tona është një page e dinjitetshme për punëtorët e sektorit privat, për kohën që nuk po punojnë, si pasojë e pandemisë, nga taksat e tyre që ata i paguajnë në buxhetin e vendit”, u shpreh kreu i OEK.

Ai tha se “koha për të vepruar është tani”. /Insajderi.com