"Paralajmërim për nxitim"

Odat Ekonomike ajo Amerikane dhe e Kosovës – Rishikojeni buxhetin shpejt

Paralajmërojnë Odat ekonomike, ajo Amerikane dhe e Kosovës, që buxheti të rishikohet. Afati më i largët që mund ta bëjë një të tillë Kuvendi i Kosovës është brenda dy javësh.

Odat Ekonomike ajo Amerikane dhe e Kosovës – Rishikojeni buxhetin shpejt

Oda Amerikane dhe ajo ekonomike e Kosovës kanë kërkuar që sa më shpejt të bëhet rishikimi i buxhetit në mënyrë që të fillojë rimëkëmbja ekonomike, pas krizës që ka shkaktuar pandemia Covid-19, njofton Insajderi.

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, për Koha.net tha “se rishikimi i buxhetit duhet të ndodhë më së largu në dy javët e ardhshme.

Kurse, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, tha “se nuk kanë besuar që faza emergjente dhe ajo për rimëkëmbje ekonomike në këtë kohë pandemie të pengohet nga partitë parlamentare”.

Në fund Zeka ka porositur që  partitë politike duhet të lënë anash inatet politike dhe të marrin vendime që janë të domosdoshme në këtë kohë./Insajderi.com