Oferta e fundit e LDK-së – a do të ketë takim Kurti – Mustafa

Oferta e fundit e LDK-së – a do të ketë takim Kurti – Mustafa

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se ata do të provojnë ta mbajnë një takim përfundimtar për t’i qartësuar qëndrimet e tyre.

I ftuar në emisionin Debat Plus, Abdixhiku është shprehur se “Ne kemi bërë letër me shkrim dhe kemi propzoaur që ta mbajmë një takim përfundimatar, po besojmë që jemi duke arrit një marrëveshje sepse marrëveshja e jonë është shumë e mirë”.

Tutje ai ka shtuar se “ne do të provojmë ta mbajmë një takim përfundimtar për t’i qartësuar qëndrimet tona. Mirëpo cka dua të them se kemi qenë për dy vjet një afërsi në opozitë”.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka publikuar përgjigjen dërguar Vetëvendosjes. Partia e Isa Mustafës me ngul po kërkon pozitën e kryeparlamentarit.

“Sot kemi dorëzuar me shkrim ofertën tonë për bashkëqeverisje me VV-në, të propozuar në takimin e datës 8 janar 2020.

Në këtë takim, dhe në të gjitha takimet e mbajtura deri më tani, LDK-ja ka shprehur gatishmërinë për qeverisje të përbashkët në interes të shtetit të Kosovës, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur më 6 tetor 2019. Vetëm një marrëveshje që reflekton këtë vullnet siguron stabilitet qeverisës për mandat të plotë prej katër vitesh. Kjo marrëveshje duhet finalizuar sa më parë në mënyrë që të fillojmë zbatimin e programit qeverisës të dakorduar nga dy ekipet tona, që mundëson reforma të thella ekonomike, sociale, të sundimit të ligjit dhe të integrimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës.

Propozimet tona, të dorëzuara sot me shkrim, janë si vijon:

LDK-ja do të ketë Kryetarin e Kuvendit deri në zgjedhjen e Presidentit, pastaj Kryetari i Kuvendit do t’i kalojë VV-së. Kjo nënkupton se në vitin e parë të bashkëqeverisjes, secili partner mban një pozitë të lartë shtetërore (VV-ja e ka Kryeministrin, LDK-ja Kryetarin e Kuvendit). Ndërkaq, në tri vitet e tjera, VV-ja mban dy pozita të larta shtetërore (Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit), kurse LDK-ja një pozitë (Presidentin, por që shërben si faktor unifikues sipas kushtetutës)”, wshtw propozimi i LDK-sw. /Insajderi.com