E drejta për tubim

OJQ-të në përkrahje të Rron Gjinovcit

"Ne organizatat e shoqërisë civile – shprehim shqetësimin e thellë ndaj shoqërimit të z. Rron Gjinovci në Polici".

OJQ-të në përkrahje të Rron Gjinovcit

Organizatat jo qeveritare në Kosovë kanë reaguar ndaj shoqërimit të Rron Gjinovcit, aktivist dhe drejtor i organizatës ORCA, në polici, njofton Insajderi.

Gjinovci po organizonte një protestë dhe aksion simbolik kundër ministrit të Arsimit, Ramë Likaj, për të cilin Gjinovci pretendon se është mashtrues dhe se punimet shkencore i ka të vjedhura.

Prandaj, disa nga organizata jo qeveritare që operojnë në Kosovë, në një komunikatë të përbashkët, kanë dalur kundër këtij veprimi të policisë, duke e quajtur si “minim i të drejtës kushtetuese të tubimit”.

“Ne organizatat e shoqërisë civile – shprehim shqetësimin e thellë ndaj shoqërimit të z. Rron Gjinovci në Polici gjatë ekspozitës së djeshme. Liria e tubimit është e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe një nga elementet më sublime të demokracisë të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.

 Reagimi është mbështetur nga:

Balkans Policy Research Group – BPRG

BIRN Kosova

EcoKosËomen – EKË

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KCSF

GERMIN

Grupi për Studime Juridike dhe Politike – GLPS

Instituti Demokratik i Kosovës – KDI

Instituti GAP

Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane – EPIK

Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim të Politikave – KIPRED

INTEGRA

Interneës Kosova

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut – KMDLNj

Kosovo Advocacy and Development Center – KADC

Lëvizja FOL

Organizata Kosovare për Talent dhe Arsim – TOKA

Organizata per Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – ÇOHU

Qendra për Kurajo Politike – CPC