OKB i dhuron QKUK-së maska dhe rroba mbrojtëse

OKB i dhuron QKUK-së maska dhe rroba mbrojtëse

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se Qendra Klinike Universitare ka pranuar një donacion nga zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve, njofton Insajderi.

Siç ka thënë Zemaj përmes rrjetit social Facebook, ky donacion përmban 38 mijë maska dhe 15 mijë e 500 rroba mbrojtëse.

Donacioni është blerje përmes projektit “Ndihma për mbrojtjen/trajtimin e COVID-19 në Kosovë”, të financuar nga Ambasada e Holandës në Prishtinë.

“Shtetet, organizatat ndërkombëtare dhe institucionet e huaja në vendin tonë, në vazhdimësi po e ndihmojnë vendin tonë për menaxhimin e pandemisë”, ka shkruar ndër të tjera ministri Zemaj./Insajderi.com