OKB miraton buxhetin për UNMIK-un për vitin 2022

OKB miraton buxhetin për UNMIK-un për vitin 2022

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka aprovuar buxhetin e misionit paqeruajtës në Kosovë deri në mes të vitit 2022. Nga 1 korriku 2021 deri në 30 qershor të 2022, UNMIK do të kushtojë 41.298.500 dollarë.

Pjesa më e madhe e buxhetit harxhohet për të financuar kostot e personelit. Gjithsej, 32. 534. 400 dollarë, raporton DW.

Personeli i përgjithshëm i UNMIK-ut përbëhet nga 348 vetë, prej të cilëve 312 civilë dhe nëntë ekspertë civilë, si dhe 18 nën uniformë, prej nga 10 policë dhe tetë vëzhgues ushtarakë. Për personelin nën uniformë jepen 768 500 dollarë.

Pjesa tjetër e buxhetit jepet për shërbimet dhe pajisjet 2 784 500, për infrastrukturën dhe objektet 2 732 200 dollarë, për komunikacionin 1 869 800 dollarë. Po ashtu shpenzime ka për konsultime, udhëtime, shërbimet mjekësore.

Buxheti i UNMIK-ut në vitet e para ka qenë më shumë se 400 milionë dollarë në vit.

OKB financon 12 misione paqeruajtëse në botë, pjesa më e madhe e të cilave në kontinentin afrikan, me një buxhet të përgjithshëm prej rreth 6 miliardë dollarësh. Misionet e OKB në Mali, në Republikën e Afrikës Qendrore dhe Kongo i kanë buxhetet më të larta se 1 miliardë dollarë. Misioni tjetër paqeruajtës i OKB-së në Evropë përveç Kosovës ndodhet në Qipro, me një buxhet prej rreth 55 milionë dollarësh.

UNMIK-u, po ashtu si misionet e tjera paqeruajtëse, financohet nga një llogari financiare e veçantë, ku shtetet kontribuojnë sipas një formule të caktuar dhe që aprovohet çdo vit nga Asambleja e Përgjithshme. /Insajderi.com