Asambleja e përgjithshme e OKB-së ka votuar të premten për shkurtimin e buxhetit vjetor të misioneve paqeruajtëse për 600 milionë dollarë (523 milionë euro).
Buxheti vjetor nga organizata për këtë mision ka qenë gati 8 miliardë dollarë. Ndërsa tani buxheti do të jetë prej 6.8 miliardë dollarësh (5.9 miliardë euro) që nga korriku i këtij viti deri në qershorin e vitit të ardhshëm, raporton VOA.
Në muajt e ardhshëm do të lëshohen edhe 500 milionë dollarë, dhe si rezultat buxheti paraprak prej 7. 9 miliardë dollarësh, ka rënë në 7.3 miliardë apo 6.4 milionë euro.
Kjo lëvizje vjen pas presionit nga administrata e presidentit të SHBA-së Trump, ndërsa një herë Trump pati cilësuar këto kontribute si “të padrejta” me që kontribuohet me më shumë se një çerek të buxhetit vjetor të departamentit. Por edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Gueterres, ka bërë thirrje për reforma të mëdha në OKB, duke përfshirë edhe paqeruajtjen.
Edhe ambasadori i OKB-së, Nikki Haley, ka qenë një kontribuues në këto shkurtime, përderisa shtetet e BE-së donin shkurtime më pak drastike dhe ia kanë arritur qëllimit.
“Ne jemi të kënaqur që BE-ja ka arritur atë që ka dashur”, ka thënë ambasadori i BE-së nga Italia, Sebastiano Cardi, i kënaqur me rezultatet e së premtes.
Misioni paqeruajtës i OKB-së, i cili mbështetë më shumë se 110 mijë trupa, policë dhe civilë në 16 misione, ndër to edhe misioni në Kosovë, ka qenë nën kritika të rënda këto javë për trupa të padisiplinuara të cilat ndonjëherë kanë dështuar në mbrojtjen e civilëve dhe madje edhe i kanë abuzuar seksualisht ata.
Në Haiti, paqeruajtësit janë fajësuar për sjelljen e epidemisë së kolerës në ishull duke sëmurë dhe vrarë me qindra njerëz.
OKB-ja momentalisht janë në misione kryesisht në Afrikë dhe Lindje të Mesme, por gjithashtu edhe në Haiti, Qipro dhe Kosovë. /Insajderi.com