fbpx

Olluri: Kjo kërkesë e Vetëvendosjes është e papërfillshme prej njerëzve të LDK-së

Olluri: Kjo kërkesë e Vetëvendosjes është e papërfillshme prej njerëzve të LDK-së

Drejtori ekzekutiv i Insajderit, Parim Olluri ka thënë se dyshon se një koalicion i mundshëm ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, mund ta luftojë krimin dhe korrupsionin.

Olluri, në emisionin Debat Plus të RTV Dukagjinit, deklaroi se me njerëz si Naser Osmani, Naser Rugova dhe Agim Veliu, Lidhja Demokratike nuk do ta lejojë Vetëvendosjen ta luftojë krimin, korrupsionin dhe nepotizmin.

“Nuk po besoj që LDK ka me ju leju me luftu korrupsionin, nepotizmin dhe krimin e organizuar. Pastaj vjen Naser Osmani, vijnë Agim Veliu dhe Naser Rugova; secili prej tyre me një aktakuzë të veten. Kjo kërkesë është e papërfillshme prej njerëzve të LDK-së”, ka thënë Olluri.

Ai ka thënë se e sheh një lloj frike tek Lëvizja Vetëvendosje dhe tek lideri i saj, Albin Kurti, i cili “ka nisur t’i referohet si profesor liderit të LDK-së”.

OLLURI: NAIVE ME BESU QË BESU QË VV E LDK TË DISKUTOJNË PËR LUFTIM TË KORRUPSIONIT DHE KRIMIT

OLLURI: NAIVE ME BESU QË VV E LDK TË DISKUTOJNË PËR LUFTIM TË KORRUPSIONIT DHE KRIMIT

Gepostet von RTV Dukagjini am Dienstag, 20. August 2019