
Bonusi prej 10 mijë eurove, punësimi i të fejuarës së djalit të tij dhe krijimi i një softueri për të gjitha kompanitë kanë qenë tri skandalet më të mëdha të Gani Thaçit, sipas drejtorit ekzekutiv të Gazetës Online Insajderi.
Një ditë pas përleshjes fizike, ku Gani Thaçi në një mbledhje të Byrosë së Sigurimeve Kosovare kishte sulmuar fizikisht dy drejtorë ende mbetet e paqartë arsyet që mbledhja kishte eskaluar me grushte.
Parim Olluri përveç skandalit të djeshëm, ka numri tri skandale të tjera të Gani Thaçit sa ka qenë pjesë e Byrosë e Sigurimeve Kosovare.
Ka përmendur me radhë se skandali i parë kishte qenë kur, Ganiu kishte marrë 10 mijë euro bonus nga Byroja.
“E para është bonuset që Gani Thaçi ka marrë nga Byroja e Sigurimeve. Unë pata raportuar se si 10 mijë euro i janë dhuruar Gani Thaçit si bonus për një aktivitet ku titullin e kishte ‘Parandalimi i mashtrimit me policën Kosovare’, njëri që akuzohet si mashtruesi më i madh tek policat kufitare ai merr bonuse”, ka deklaruar ai në T7.
Olluri më tej ka përmendur skandalin tjetër të vëllai të presidentit. Ka thënë se skandali tjetër i tij kishte qenë kur kishte punësuar të fejuarën e djalit të tij.
“Çka ndodhë me policat kufitare, vendoset reja e Ganiut, e fejuara e djalit të tij, Kushtrim Thaçit si drejtoresh e Kartonit të Gjelbër dhe ish-drejtoresha nuk kthehet më në atë pozitë. Tash vendoset familjari i Gani Thaçit në këtë postë që nuk ka kurrfarë logjike që Ganiu t’i parandalojë mashtrimet në këtë segment”, ka deklaruar ai.
Olluri skandalin tjetër e që sipas tij është më i madhi i Gani Thaçit kishte qenë kur kishte obliguar krijimin e një softueri për dhëna. Tenderi që i ishte dhënë një kompanie të një të afërmi.
“Por skandali më i madhi këtyre viteve në Byronë ka qenë tenderi për krijimin e një softueri prej të gjitha kompanitë e sigurimeve kosovare. Pra Byroja i ka obliguar që me e krijuar një softuerin ku ajo ka me qenë si ‘data-baze’ e të gjithë të siguruarve në Kosova. Kompanitë janë ankuar se secila kompani mundet me krijuar për veti databazën. Por këto kërkesa janë injoruar prej koordinator.
“Diku 400 mijë euro i ka fituar kompania fituese brenda një viti për shkak se çdo regjistrim kompania i ka marrë 1 euro e 17 cent e ka regjistruar”, ka deklaruar Olluri./Insajderi.com