Rënia e Partisë Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet e 11 qershorit ka ndodhur për shumë arsye, por për drejtorin ekzekutiv të gazetës online Insajderi, Parim Olluri, krejt kjo ka ndodhur për disa arsye, prej mungesës së një plani ekonomik të ri e deri tek mungesa e pastrimit të listave zgjedhore nga njerëz të cilëve u ka humbur kredibiliteti.
I ftuar në emisionin “Debat +” në RTV Dukagjini, Olluri ka thënë se gabimi kryesor i Veselit ishte se pas disa muajsh fushatë duke e prezantuar vetën si lider të guximshëm e në fund ka prezantuar dikë tjetër për kryeministër, Ramush Haradinajn, kryetarin e AAK-së.
“Nëse bënë një fushatë parazgjedhore për muaj të tërë, duhesh t’i ofrohesh si lider. Gjatë fushatës, tek bastionet e PDK-së, Veseli nuk e merrte Haradinaj për ta shëtitur në Drenas e Skenderaj sepse e dinte se të dyja këto qytete e shohin si të gabuar për tia dhënë postin dikujt tjetër”, ka thënë Olluri.
Sipas tij, PDK-ja ka bërë gabime sikurse “besimi në numrat e votave të zgjedhjeve paraprake” përkundër dështimit që e kanë pasur në Drenas, ku Ramiz Lladrovci dështoi të fitonte zgjedhjet pa balotazh. /Insajderi.com