Parim Olluri ka kërkuar përgjigje nga kryeministri Albin Kurti për favorizimin e një portali të afërt me zëvendësin e t" />

Olluri: Qeveria Kurti po i favorizon dostat e Haki Abazit

Olluri: Qeveria Kurti po i favorizon dostat e Haki Abazit

Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri ka kërkuar përgjigje nga kryeministri Albin Kurti për favorizimin e një portali të afërt me zëvendësin e tij, Haki Abazin, në xhirimin e platformës E-mësimi – ligjërimin online për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

Kallxo.com, portali i afërt me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Haki Abazi, është angazhuar nga Qeveria e Kosovës për incizimin e ligjëratave online për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës. Kjo u dëshmua të hënën, kur filloi të implementohet ky proces.

Drejtori i Insajderit, Parim Olluri, ka hedhur hije dyshimi mbi angazhimin e portalit Kallxo.com nga Ministria e Arsimit për implementimin e E-mësimit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Olluri ka deklaruar se kryeministri Kurti “duhet t’i japë përgjigje opinionit” lidhur me këtë zhvillim të pahijshëm.

“Ministria e Arsimit e paska angazhuar per te xhiruar procesin e E-mesimit portalin e afërt me Haki Abazin”, ka thënë Olluri. “Haki Abazi, Hykmete Bajrami e Albin Kurti duhet t’i japin një përgjigje opinionit lidhur me këtë zhvillim te pahijshëm. A e kane këta njerëz interes primar mësimin e nxënësve apo favorizmin e dostave të Haki Abazit, në kohë pandemie”.

Olluri ka nënvizuar se në rrethana normale, secili medium privat do të duhej të paguante për shfrytëzimin e hapësirave reklamuese në televizionin publik. Ka thënë se reklamimi i “portalit në kohë pandemie, është i pamoralshëm”.

“Reklama e këtij portali shfaqet tërë kohën gjatë ligjëratave online. Në rrethana tjera, nga ky portal është dashur t’i paguhen RTK-së mijëra euro për këtë hapësirë reklamuese në kohën e pikut”, ka thënë Olluri.

Vemendje, Haki Abazi, Hykmete Bajrami e Albin Kurti duhet t’i japin nje pergjigje opinionit lidhur me kete zhvillim te…

Gepostet von Parim Olluri am Montag, 23. März 2020

Ai e ka cilësuar “të pamoralshëm” përvetësimin e platformën E-mësimi nga portali Kallxo.com, teksa ka kritikuar mungesën e transparencës lidhur me këtë çështje nga Ministria e Arsimit.

“Mësimet e xhiruara, të cilat janë pronë publike shfaqen në këtë portal. Në vend se t’i dërgohen të gjitha mediave për publikim, ato nuk shfaqen as në faqen e MASHT-it. Kjo është e patolerueshme”, ka deklaruar drejtori i Insajderit.

E-mësimi është formë e mësimit në distancë, e organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).

Kjo platformë do të përdoret derisa të merret vendim për rifillimin e procesit të rregullt mësimor, i cili u pezullua rreth dy javë më parë shkaku i përhapjes së koronavirusit (COVID-19) në Kosovë. /Insajderi.com