Olluri: Rama si Koreja e Veriut – nëse e bind “The Guardian” të regjistrohet në Shqipëri i gatshëm edhe “Insajderi”

Olluri: Rama si Koreja e Veriut – nëse e bind “The Guardian” të regjistrohet në Shqipëri i gatshëm edhe “Insajderi”

Vendimin e Qeverisë së Shqipërisë përkatësisht Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për regjistrimin e mediave kosovare në Shqipëri si biznese, përfshirë edhe gazetën online hulumtuese “Insajderi”, drejtori ekzekutiv e ka quajtur vendim të stilit të Koresë së Veriut.

Krejt ky vendim ka ardhur pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, se portalet duhet të regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit, si pjesë e “Paketës Antishpifje”, e AKEP ka nisur menjëherë të veprojë.

“Po habitem me deshirën e flaktë të Edi Ramës për ta kopjuar Korenë Veriore. Jashtëzakonisht i çuditshëm është vendimi i fundit lidhur me mediat. Agjencia e Komunikimeve Elektronike ka nxjerrë vendim që obligon të gjitha mediat për tu regjistruar si biznese në Shqipëri. Por, ky vendim duhet të jetë i vlefshëm vetëm për mediat atje. Jo edhe për mediat e Kosovës”, ka shkruar Olluri në profilin e tij në Facebook.

Edi Rama kërcënon me mbyllje Insajderin dhe disa portale kosovare në Shqipëri

Megjithatë kjo nuk i intereson aspak Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Shqipëri që kanë futur në këtë listë edhe Insajderin, i cili është i regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë.

“Pas skadimit të këtij afati, AKEP do të mbyllë çdo portal online që është i paregjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit”, thuhet në vendimin e AKEP-it që ka vënë në dispozicion vetëm 72 orë për t’u regjistruar.

Po habitem me deshiren e flakte te Edi Rames per ta kopjuar Korene Veriore. Jashtezakonisht i çuditshem eshte vendimi i…

Posted by Parim Olluri on Monday, 15 October 2018

Olluri ka thënë se Insajderi është i regjistruar si biznes që operon dhe paguan taksa në Kosovë dhe se nuk ka nevojë që të bëjë të njejtën në Shqipëri.
“Kjo është normale. “The Guardian”, “New York Times”, “BBC”, “New Yorker”, nuk regjistrohen si biznese në çdo vend të botës, në të cilat lexohen.Ndoshta këtë ia ka kërkuar Koreja e Veriut.

Por, nëse Rama i detyron mediat e njohura botërore për tu regjistruar si biznese dhe për të paguar taksa në Shqiperi, atëherë edhe unë e bëjë regjistrimin si biznes në Shqipëri. Edhe taksat ia paguaj Ramës”, ka shkruar Olluri në Facebook./Insajderi.com