OLV e UÇK-së ka reaguar para dialogut me Serbinë të 27 Qershorit në Shtëpinë e Bardhë
Disa ditë para takimit në mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, ka reaguar OLV E UÇK-së duke thënë së është koha që liderët e partive politike të bashkohen me qëndrime të njëjta përpara Serbisë.
Në një postim në Facebook, kryetari I OLV së UÇK-së, Hysni Gucati ka kërkuar unitet në spektrin poliitk të Kosovës para dialogut me Serbinë.
“Sot me shumë se kurrë udhëheqësit e Republikës së Kosovës dhe liderët e të gjitha partive politike duhet të bashkohen dhe të kenë qëndrime të njëjta kur jemi përpara takimit me Serbinë, për të mirën e vendit dhe të qytetarëve Kosovës ne veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i bëjmë thirrje spektrit politikë të Kosovës të bashkpunojnë me njëri tjetrin dhe të jenë shembull i unitetit në vend dhe në rajon, vetëm të bashkuar mund të ecim tutje dhe të kemi zgjidhje sa me të mirë për Kosovën, ne veteranët e UÇK-së nuk kemi luftuar që sot klasa politike dhe udhëheqëse e vendit të jenë të ndarë dhe të mos mund të kenë qëndrime të njëjta, tani është mundësia e tyre dhe momenti historik të tregojnë se ja duan të mirën Kosovës duke qenë të bashkuar dhe duke e përfaqësuar Kosovën sa me dinjitetshëm në Ëashington, delegacioni i Kosovës duhet të ia kujtojë Serbisë vrasjet, plaçkitjet, shkatërrimet, dhunimet e të gjitha krimet që i ka bërë ndaj popullatës shqiptare civile në luftën e fundit në Kosovë”, thuhet në këtë njoftim.
OLV e UÇK-së është shumë aktive në komente të çështjeve të rëndësishme politike. /Insajderi.com/